Situata në Shkodër, banorët rinisin jetën

Për banorët e komunës Dajç jeta duket vështirë t'i kthehet normalitetit pas atyre ditëve të tëra nën ujë. Banesat dhe orenditë shtëpiake janë lagur tërësisht. Dielli që prej pak ditësh shndrit mbi Shkodër ka detyruar të gjithë banorët që nën rrezet e tij të shtrijnë të gjithë veshmbathjet, rrobat e fjetjes apo orenditë shtëpiake. Banorët e kthyer në banesat e tyre tashmë kanë vendosur të rinisin jetën pas atij tmerri që panë me sy nën kujtimet e hidhura që u serviren ditët e para të këtij viti.
Megjithatë, pavarësht dëmeve të shkaktuara banorët bëjnë të ditur se e kanë jo pak të vështirë të jetojnë në këto banesa që përveç lagështirës dhe hartave të mykut nëpër mure nuk të ofrojnë asnjë ngjyrë tjetër jete.