Aksioni i vullnetareve shqiptare

Nuk kane pasur asnje te aferm të semurë me tumor, por kjo nuk ka penguar nje grup vajzash te reja te bejne diçka në ndihmë të atyre që vuajnë.
Per te mbledhur fonde ne favor te shoqates jo fitimprurese Instituti Onkologjik i Mantoves, tre vajza shqiptare, Arjeta dhe Eneda Subashi e Shegushe Sula dhe italiania Laura Diani, te gjitha rreth te njezetave, organizuan nje feste te posaçme, nje 'party' alternative, te ardhurat e te cilit i dhane ne bamiresi.
Rreth 200 pjesemarresit, bene qe kjo nisme e pare te dale me sukses. Shoqata qe perfitoi te ardhurat nga festa, prej shume vitesh punon ne mbeshtetje te te semureve nga tumoret dhe te te afermve te tyre, per asistencen fizike dhe psikologjike, per ndihmen reale ne trajtimin e te semureve ne kushte shtepie. Arjeta Subashi tregon se prej kohesh kishin nder mend te benin diçka ne ndihme te personave qe ndodhen ne veshtiresi dhe si per here te pare rezultatet jane te mira. Tani ideja eshte qe nje takim i tille per mbledhje fondesh te behet i pervitshem.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Berisha: Bashkëpunim, në interes të vendit
"Komision parlamentar për reformën zgjedhore"
Debati publik, Rama sërish ftesë Berishës
Topi: Të lihen pas mllefet e retorikat boshe
Rikthehet për gjykim cështja e Aldo Bares
Prishtinë, ekzekutohet kreu i Arsimit