"U ktheva ne Shqiperi, sepse ketu shoh te ardhmen"
Kriza ekonomike qe ka prekur Greqine dy vitet e fundit ka ndikuar jo pak edhe tek emigrantet shqiptare qe jetojne dhe punojne prej kohesh ne kete vend. Shume prej tyre nuk gjejne dot me pune dhe kthehen ne vend per te kerkuar hapesira ekonomike, kurse te tjere mendojne se investimi ne Shqiperi eshte me i mire se ne Greqi ne kete periudhe. Kete fenomen e kane prekur edhe mediat nderkombetare, por e ka shpjeguar pak dite me pare nga Nju Jorku, gjate Forumit te Biznesit Shqiperi-SHBA, edhe kryeministri Sali Berisha. Ai tha se vertet qe kriza greke ka ndikuar tek emigrantet shqiptare, por pjesa me e madhe e tyre qe jane kthyer po investojne ne vend, pasi ofrohen mundesi aplikimi dhe kushte te mira. Nje prej ketyre familjeve eshte edhe ajo Rakipllari, qe banon ne Selite. Cifti Sami dhe Ilirjana Rakipllari, lane aktivitetin tregtar ne Shqiperi pese vite me pare dhe emigruan per jete me te mire e te ardhura me te larta ne Greqi, por prej pak muajsh jane kthyer ne Tirane. Ne Greqi ka mbetur vetem kryefamiljari, i cili po mbyll edhe punen e fundit, per t'iu rikthyer zanatit te vjeter ne kryeqytet, tregtise, se bashku me gruan. Por risia qendron tek dy femijet e tyre. Laura, e rritur dhe shkolluar perkohesisht ne art, kanto dhe balet, i eshte dashur te perballoje jeten larg Shqiperise. Por tani eshte rikthyer per te nisur gjithcka nga e para, ndersa ka hapur nje parukeri prej disa muajsh, si nje mundesi mbijetese ne keto dite te veshtira, edhe pse sapo ka mbushur 18 vjece. Me poshte nje interviste e saj per dy jetet brenda dhe jashte vendit, pasionet, e ardhmja dhe veshtiresite.
Ku e keni mesuar profesionin e estetistes, parukieres, dhe prej sa kohesh e ushtroni?
Ne fillim ka qene si hobi, por me pelqente. Madje per shkak se u zhvendosem ne Greqi se bashku me familjen, per pune dhe jete me te mire, nisa ta ushtroja nga pak vete dhe duke ndjekur te tjere ne dyqane ne rrethinat ku jetoja. Madje beja praktike edhe me nenen dhe veten shpesh, derisa u ktheva ne Shqiperi. Ketu bera dhe nje kurs te vecante per parukiere dhe tashme kam qendren time estetike prej disa muajsh.
Perse u kthyet nga Greqia?
Arsyeja e pare ishte kriza ekonomike dhe veshtiresia per te punuar. Kur shkuam ishte dicka me ndryshe, punonte babai, mamaja dhe me pas vellai, ndersa dhe une po pergatitesha per te mesuar nje zanat per te ardhmen. Por gjerat rrodhen ndryshe dhe menduam se ketu ne Shqiperi do te mundnim qe me investimin tone te siguronim dicka me teper. Ne Greqi u be edhe me e veshtire dhe nuk mund te qendronim me tej. Aktualisht atje qendron vetem babai, qe pritet te vije keto dite, pasi te perfundoje punen e fundit. Merret me ndertime, kryesisht me shtrime pllakash.
Perse u larguat nga Shqiperia?
Per jete me te mire. Ikem para 5 vitesh duke menduar se atje do te ambientoheshim dhe siguronim te ardhura me te medha per familjen. Per aq sa qendruam nuk ishte keq, por kriza prishi gjithcka.
Me cfare merreshit para se te largoheshit?
Prinderit e mi kishin nje dyqan, tregtare, me artikuj te ndryshem ne lagjen ku dhe jetojme. Por me pas menduam se mbase emigrimi tek njerezit e aferm do te ishte me mire.
Po ju, si e perjetuat ndryshimin e vendit, gjuhes, arsimimi, e ardhmja?
Isha e vogel dhe fillimisht ishte surprize. Si femije nuk mund te kuptoja shume gjera, por me pas u ambientova. Ketu kam ndjekur shkollen per balet dhe kanto. Mesuesit i thoshin gjithnje prinderve se kisha talent, isha e prere per t'u bere artiste. Ishte bukur, bota e artit, balerine dhe kengetare. Por mu desh ta harroja perkohesisht. Kam marre pjese edhe ne disa audicione, edhe aktualisht nuk kam hequr dore.
A mund t'ia dilni?
Pse jo. Kam nisur kontaktet e para, do te perpiqem te futem serish ne boten e artit. Po ia dola si gjithnje. Per momentin po mjaftohem me biznesin e ri, parukerine time.
Si po iu ecen?
Fillimi si gjithnje i veshtire. Por mendoj se ia vlejti qe investova ketu dhe mendoj se do vazhdoj me tej. Kisha nje tjeter dyqan, po per rrethana qe nuk vareshin nga une e lashe dhe mora nje tjeter. Mu desh nje investim shtese, por dhe nje kredi e vogel. Ketu gjerat duken me ndryshe, edhe kushtet jane lehtesuar ne krahasim me 5 vite me pare.
Dhe te gjitha i beni vetem?
Jo, me ndihmon edhe mamaja. Duket se dhe ajo po e merr pak nga pak zanatin. Me mbeshtet edhe moralisht. Por nuk do mjaftohemi me kaq. Sapo te kthehet babai, mendojme te rihapim dyqan tjeter, ashtu sikurse para se te largoheshim.
Mendoni se eshte me mire ne Shqiperi ?
E thashe dhe me siper. Besoj se ia vlejti kthimi, te pakten per momentin. Pastaj kudo ka veshtiresi, sigurisht edhe ketu. Po kundrejt asaj krize qe ka prekur Greqine, ku ka veshtiresi per treg pune, mendoj se ketu eshte me mire, pasi mund te investosh dhe shfrytezosh hapesirat qe dalin.
Ju urojme suksese !
Faleminderit
"Ne kete situate, ia vlen te kontribuosh ne vendin tend"
Familja Rakipllari eshte me origjine nga Korca, por prej shume vitesh e vendosur ne lagjen Selite te Tiranes. Ilirjana eshte nena e Laures, 18-vjecares te ciles tashme i duhet te perballet me sfidat e jetes, edhe pse ne moshe te vogel, duke braktisur artin per parukerine dhe shkollen per nje jete me te mire ne Greqi. Pas rikthimit, adoleshentja po perpiqet te mbylle boshllekun qe la 5 vite me pare ne kryeqytet. Kurse Ilirjana po e ndihmon derisa te hape dhe ajo dyqanin e saj me bashkeshortin qe pret te kthehet keto dite. "Askund nuk eshte e lehte. Kudo qe te jesh do te kerkosh te mbijetosh. Pavaresisht nese eshte Shqiperi apo Greqi. Edhe pas rikthimit kemi hasur veshtiresi, por mendoj se ia vlen me mire te kontribuosh ne vendin tend", shprehet 39-vjecarja. Aktualisht eshte rikthyer ne Tirane me vajzen dhe djalin. I biri vijon pasionin per muziken me grupin muzikor qe ka krijuar. "Ka dhe burokraci, ne dokumente apo ne mundesite financiare. Por mendoj se e ardhmja e femijeve te mi eshte ketu dhe perpiqem t'u qendroje afer dhe te punoj me ta. Sigurisht qe kriza greke ndikoi ne kete vendim dhe per momentin mendoj se kthimi ia ka vlejtur", shprehet Ilirjana.
Kriza, nga 2004, jane kthyer nga Greqia rreth 50 mije emigrante
Aktualisht nga Greqia jane kthyer rreth 50 mije shqiptare duke u nisur nga viti 2004. Mendohet se jane edhe me shume, po te kihet parasysh se nje pjese jane edhe ilegale. Gjithsesi keto jane shifrat zyrtare qe raportojne edhe agjencite e huaja te lajmeve si "EURegion". Shume te tjere jetojne dhe punojne ne vende te ndryshme, deri ne SHBA apo Australi. Ne Greqi llogariten rreth 1 milione emigrante shqiptare. Sipas medieve te huaja, kete vit numri i te kthyerve eshte me i larte ne krahasim me vitet e kaluara dhe ka ndikuar kriza ekonomike.
Kryeministri: Emigrantet e kthyer, investojne dhe punojne ne vend
Kryeministri Sali Berisha foli ne nje edicion te vecante ne kanalin prestigjioz televiziv CNN gjate vizites se tij ne Nju Jork, ku mori pjese ne Asamblene e OKB-se ne SHBA dhe ne Forumin e Biznesit Shqiperi-SHBA. I pyetur nga gazetaret per ndikimin e krizes greke ne ekonomine shqiptare, kreu i qeverise deklaroi se ishte e vertete qe po ktheheshin shqiptare nga Greqia per shkak te krizes, por ekonomia e qendrueshme shqiptare, e pandikuar nga ajo helene, ofronte mundesi dhe klime te mire per te kthyerit qe te investonin ne Shqiperi, apo te punonin.