"Akt terrorist i mbeshtetur nga politikanet qe ndajne trafiqet me ta"
Ne mbledhjen e djeshme te qeverise kryeministri Berisha eshte ndalur tek greva e urise se ish te perndjekurve politik, duke e cilesuar si nje akt terrorist te mbeshtetur nga politikanet qe ndajne trafiqet me ta. Gjate fjales se tij Berisha garantoi qytetaret shqiptare se mbetet i hapur per dialog konstant per zgjidhjen e problemit. "Ajo qe u zhvillua ne studion e Kristaq Rames ishte nje parodi e shemtuar qe s'kishte te bente me kerkesat e ish te-perndjekurve dhe ish-te burgosurve politike. Ajo ishte larg tyre, kishte nje distance me vite e vite, pikerisht ne kete qendron arsyeja qe ate e perkrahen politikane qe ndajne trafiqet me ta. Zero perkrahje nga shtresa e madhe e te perndjekurve. Ishte nje akt i shemtuar, nje greve e paguar dhe e shoqeruar me akte te mirefillta terroriste, u perdor benzina", u shpreh kryeministri Berisha Per kryeministrin e vendit, kjo greve dhe aktet qe shoqeruan ate, ndodhen ne nje moment te rendesishem historik per vendin, duke u munduar qe te pengojne progresin. "Duhej t'i vinin zjarrin diten qe KE do te rekomandonte statusin. Nuk kishte akt me te shemtuar. Ora e Bushit u tejkalua me jete njerezore qe do digjeshin te gjalla vetem e vetem per t'u penguar shqiptareve nje akt te merituar nga Brukseli. Organizatoret e greves perzgjodhen figura te inkriminuara. Trafikanti Bejko qe vendosi te behej hero ishte ndaluar me 30 kg droge. Nente vjet kishte kerkuar organi i akuzes, e liruan Tabaket e KLD-se me nderhyrje te forte. Eshte ne dinjitetin me te madh te mijera e mijera te perndjekurve politike e familjareve te tyre qe qofte dhe per nje minute te vetme nuk u dezorientuan, por qene te paret qe kuptuan se gjithcka ishte e organizuar per llogari te pushtetit te Edi Rames", ka theksuar Berisha. Sipas shefit te qeverise, qeveria ndjek me shqetesim problemet e qytetareve, por ajo nuk mund te pranoje shantazhin e askujt. "Nuk do te mund te shperbleje aktet terroriste vecse me ashpersine e ligjit. Qeveria do te beje gjithcka per te degjuar zerin e te perndjekurve politike. Amendamente te tjera jane derguar ne parlament dhe jane shume te drejta dhe perseri u deklaroj shqiptareve se qendrimi ndaj te perndjekurve eshte madhor e moral, pasi kane djege lumenj djerse, kane ndertuar lagje te tera te ketij qyteti ku jetojme sot dhe ne qytete te tjera. Kane punuar 45 vjet, jane kalbur ne punera nga me te renda. Ne do te bejme demshperblimin e tyre sipas ligjit, do te shtojme dhe kategori te tjera", tha Kryeministri.