E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libri ribashkon Meksin me PD, ne feste dhe PS



Libri i pergatitur nga ish-kryeministri Aleksander Meksi dhe Xhevair Lleshi, "100 vjet pavaresi kombetare", ka mbledhur dje drejtues te institucioneve qeveritare, diplomate dhe politikane, ne ceremonine e promovimit. Ne aktivitet kane marre pjese dhe drejtuesit kryesor te se djathtes, pjese zyrtare e se ciles ka qene per shume vite ish-kryeministri Meksi. Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ministra te kabinetit qeveritar, kreu i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, por edhe ish-ministra te PD-se, si Agron Musaraj dhe deputete te PD-se. Ne takim nuk kane munguar dhe ish-presidentet Alfred Moisiu e Rexhep Meidani dhe ish-kryeministri Ylli Bufi, ndersa nuk ka pasur perfaqesues nga radhet e deputeteve socialiste. Albumi historik i autoreve Aleksander Meksi dhe Xhevair Lleshi eshte nje nga vellimet qe botohet ne kuader te 100-vjetorit te pavaresise. Autori i albumit, ish-kryeministri Meksi e ka cilesuar kete botim si nje vleresim i historise permes pamjes. Ai u shpreh ne fjalen e tij se libri "eshte nje botim historik, por edhe artistik, qe jep nje pamje te zhvillimit te vendit ne momente te ndryshme". Studiuesi Ardian Marashi u shpreh se votimi eshte nje vlere per dokumentimin e historise se vendit. "Ne kete album historia pervijohet bindshem permes serive te imazheve te zgjedhura, te cilat nepermjet trajtash te larmishme rikrijojne ne forme mozaiku rrugetimin mijeravjecar te nje popullit te rrenjosur mes detit dhe malit", tha Mirashi. Kryeministri Sali Berisha, ne fjalen e tij, e ka cilesuar si te vecante kete botim per mesazhet qe percjelle. Sipas tij, ne te jane ditet e mira dhe ditet e keqija te Shqiperise. "Duke shikuar historine e shqiptareve te krijohet pershtypja se ky komb ka vdekur dhe eshte ringjallur. Identiteti i kombit eshte ajo qe kombi realizon dhe ne kete drejtim, ne kemi periudha me te cilat nuk mund te krenohemi, por kemi gjithashtu periudha te tjera ku ne kuptimin e vertete te fjales jemi ngritur nga hiri", tha Berisha. Albumi historik "100 Vjet Pavaresi Kombetare", i cili u promovua dje eshte nje veper unike me 300 faqe mes te cilave permblidhen 1000 vjet histori me ngjarje dhe figura te rendesishme qe kane lene gjurme ne te.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›