E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akti per banesat e majta kunder

E majta, ajo në opozitë dhe ajo në Qeveri nuk voton Aktin Normativ për banesat. Lëvizja Socialiste për Integrim mban sërish një qëndrim të kundërt me mazhorancën, këtë herë në Kuvendin e Shqipërisë përsa i përket aktit normativ që detyron lirimin e banesave për ish-pronarët.

Zoti Koka eshte shprehur parimisht pro inisiatives se shumices, por ka kerkuar shtyrjen e saj si menyra e vetme per te gjetur nje zgjidhje konsensuale.

Nderkohe gjate seances debatet kane qene te forta ku socialistet kane mbajtur te njejtin pozicion, si ne Komisionin e Ligjeve duke kundershtuar aktin normativ te njeanshem sipas tyre e permes te cilit mbeten rrugeve qindra qytetare.

Ne perfundim Akti Normativ eshte miratuar nga mazhoranca qe ka patur vetem 67 vota pro, nderkohe 4 deputete abstenuan jane tre deputetet e Levizjes Socialiste per Integrim dhe Kastriot Islami, nderkohe socialistet nuk moren pjese ne votim. Abstenimi per Aktin Normativ eshte rasti i fundit i ferkimeve mes LSI dhe PD, kur vetem javet e fundit ka patur disa sinjale siç ishte deshtimi i mbledhjes se Keshillit Bashkiak apo deklaratat e kunderta me Kryeministrin Berisha, te ministrit te Jashtem Panariti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›