E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi ne Bengazi Romney Obama gaboi

Kandidati presidencial republikan Mitt Romney i mbrojti kritikat e tij ndaj presidentit Obama lidhur me reagimin e administrates ndaj sulmit mbi konsullatën amerikane në qytetin libian te Bengazit apo dhe episodeve të dhunshme në Kajro.

Pas mesymjes se misionit diplomatik ne kryeqytetin egjiptian, Romney e cilesoi pergjigjen e presidentit “ te turpshme”`. Deklaraten e leshuar me kete rast, ai e pershkroi si prove te faktit qe Shtepia e Bardhe po kerkonte ndjese per nje prej vlerave themelore amerikane, lirine e fjales.

“Besoj se administrata gaboi me leshimin e nje deklarate qe simpatizonte ata qe dhunuan ambasaden tone ne Egjipt, ne vend qe t’i denonte veprimet e tyre. Nuk eshte kurre shume shpejt per qeverine e Shteteve te Bashkuara qe te denoje sulmet kunder amerikaneve e t`i dale ne mbrojtje vlerave tona”, tha Romney.

Disa orë më vonë, kur u dhane hollesi me te plota mbi sulmin ne Bengazi, kandidati republikan e shenjestroi presidentin duke thene se dështoi të shprehte zemërimin e duhur lidhur me vrasjen e ambasadorit amerikan, John Christopher Stevens dhe tre zyrtarëve të tjerë të ambasadës.

Kritikat e ish-guvernatorit te Massachusestsit nxitën një debat politik në Uashington, ku opioniste e demokratë me peshë e akuzuan kandidatin republikan presidencial për politizimin e një tragjedie kombëtare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›