Aktivistët: Mbi 30 mijë të vrarë në 18 muaj luftime në Siri

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër tha se shifra e të vdekurve ne më shumë se 18 muaj luftime në Siri, ka kaluar në mbi 30 mijë.
Drejtori i organizatës, Rami Abdelrahman, tha se 21 mijë e 534 nga të vrarët janë civilë, 7 mijë e 322 ushtarë dhe rreth 1 mijë e 800 “dezertorë” që iu kanë bashkuar forcave kryengritëse.
Abdelrahman tha se në mes 50-60 për qind të vdekjeve kanë ndodhur në pesë muajt e fundit.
Niveli i dhunës në Siri është rritur derisa përpjekjeve ndërkombëtare për ndaljen e gjakderdhjes kanë dështuar, në masë të madhe si pasojë e mosmarrvëshjeve mes shteteve për mënyrën se si të reagohet ndaj krizës.