E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morsi në OKB, kërkon ndaljen e dhunës në Siri

Presidenti i ri Egjiptit Mohamed Morsi ka bërë debutimin e tij në skenën botërore në Kombet e Bashkuara, duke thënë se nuk do të rrijë i qetë derisa lufta civile në Siri të marrë fund.

Ai në fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, i quajti luftimet atje, si “tragjedi të epokës” dhe si një luftë “që në të gjithë duhet ta ndalim”.

Morsi, i ftoi të gjitha shtetet që të bashkojnë përpjekjet e udhëhequra nga Kajro për të ndaluar gjakderdhjen, e cila filloi rreth 18 muaj më parë, kur opozita u ngrit kundër regjimit të presidentit Bashar Asad.

Morsi hapi fjalimin e tij duke e ciëlsuar veten si presidenti i parë i Egjiptit i zgjedhur në mënyrë demokratike.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›