E Diel, 1 Nëntor 2026

Aktivistet mendime te ndryshme per gjendjen e te drejtave te njeriut ne SHBA

Me 10 dhjetor bota shenoi Diten e Drejtave te Njeriut nje dite qe perkon me miratimin ne vitin 1948 te Deklarates Universale te te Drejtave te Njeriut. Edhe pse SHBA jane nje shoqeri demokratike me te drejta qe perfshijne te drejten e fjales fese dhe barazise para ligjit disa aktiviste te te drejtave te njeriut thone se SHBA kane shkelur te drejtat e njeriut.

Xhon Bolton ish-ambasadori i Shteteve te Bashkuara ne OKB eshte nje mbrojtes i fuqishem i Amerikes lidhur me te drejtat e njeriut.

Ne jemi mbrojtesit me te fuqishem te te drejtave te njeriut dhe lirive individuale sot ne bote dhe ne gjithe historine boterore.

Asnje vend i botes nuk eshte i perkryer ne mbrojtjen e te drejtave te njeriut.

Profesoresha Hadar Harris drejtoreshe e Qendres per te Drejtat e Njeriut dhe ligjit humanitar ne Universitetin Amerikan kritikon Shtetet e Bashkuara se te ndaluarit vazhdojne te qendrojne ne Gjirin e Guantanamos edhe pasi Presidenti Barak Obama tha se ai do ta mbyllte qendren.

Ne kemi njerez qe jane mbajtur ne Guantanamo per shume vite me radhe pa ju komunikuar akuzat dhe pa vezhgimin e nevojshem. Ne kemi detyrimin si aktiviste te te drejtave te njeriut qe te ushtrojme presion per mbylljen e qendres se Guantanamos dhe fillimin e nje procesi te pershtatshem per identifikimin e personave qe duhen gjykuar dhe per lirimin e atyre qe jane te pafajshem.

Por Xhon Bolton thote se Shtetet e Bashkuara mund ti mbajne personat nen arrest kur ata jane terrosite dhe te burgosur lufte.

Edhe pse Konventa e Gjeneves ka te beje me shtetet ato nuk perfshijne grupet terroriste. Edhe Konventa e Gjeneves thote se nje i burgosur lufte mund te ndalohet gjate vazhdimit te konfliktit. Lufta globale kunder terrorizimit mund te vazhdoje per nje kohe te gjate. Ne se terroristet zgjedhin rrugen e gabuar dhe e gjejne veten ne Guantanamo per nje kohe te gjate ky eshte problemi i tyre dhe jo i yni.

Hadar Harris po ashtu flet per ceshtjen e denimit me vdekje ne Shtetet e Bashkuara.

Kjo eshte nje ceshtje teper shqetesuese persa i perket zbatimit dhe perdorimit te vazhdueshem. Do te ishte mire qe denimi me vdekje te ndalohej.

Sipas Qendres se Informacionit per Denimin me Vdekje kete vit ne Shtetet e Bashkuara jane ekzekutuar me teper se 40 persona te denuar per vrasje.

Por Michael Paranzino i grupit qe mbron denimin me vdekje Throw Away the Key thote se denimi me vdekje i personave te gjetur fajtor per vrasje i jep nje lloj qetesie familjeve te viktimave.

Mendoj se ky debat duhet perqendruar tek demi i madh dhe per nje kohe shume te gjate qe u shkaktohet familjeve te viktimave.

Aktivistet e te drejtave te njeriut po ashtu kritikojne Shtetet e Bashkuara qe nuk i kane ratifikuar traktatet me te rendesishme te OKB-se. Ndersa shumica e vendeve anetare te OKB-se kane ratifikuar Konventen per Eliminimin e Diskriminimit te Grave deri tani Senati nuk e ka bere nje gje te tille.

Konventa e te Drejtave te Femijeve. Te vetmet vende qe nuk e kane ratifikuar jane Somalia dhe Shtetet e Bashkuara.

John Bolton thote se Shtetet e Bashkuara kane ligjet per mbrojtjen e te drejtave te grave dhe te femijeve.

Ne mund ta marrim vendimin bazuar se cfare eshte e pershtatshme per qeverine tone. Ne nuk kemi nevoje per nje traktat nderkombetar qe te na thote se si te veprojme.

Zoti Bolton thote se ata qe kane kritika ndaj Shteteve te Bashkuara duhet te perqendrohen tek gjendja e te drejtave te njeriut ne vende jo-dmeokratike si Irani dhe Kina.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›