E Diel, 1 Nëntor 2026

EULEX bastis zyrat e doganave dhe ministrise se Ekonomise

Misioni i Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë bëri të ditur se ka zhvilluar bastisje në tri zyra në selinë e Doganës së Kosovës dhe në Ministrinë e Ekonomisë dhe të Financave në Prishtinë.

Në një njoftim të këtij misioni thuhet se bastisjet janë kryer në kuadër të hetimeve të cilat janë duke u zhvilluar në lidhje me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe të abuzimit të autorizimeve ekonomike lidhur me importimin e duhanit në dhjetor 2008. Gjatë operacionit janë bastisur edhe tri shtëpi private. Policia po merr në pyetje kreun e Doganave të Kosovës dhe Kreun e  Departamentit Ligjor në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave.

Hetimet po mbikëqyren nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria e Posaçme e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›