Aktivisti nga Milano paralajmëron grevë urie dhe bllokim infrastrukture!

Aktivisti Aleks Vulaj, në një prononcim nga Milano, ka përcjellë mesazhin e prerë të diasporës dhe protestuesve kundër kabinetit qeveritar të udhëhequr nga Edi Rama, duke kërkuar me ngulm ngritjen e një qeverie teknike për të garantuar të ardhmen e vendit.
Gjatë fjalës së tij, Vulaj theksoi se revolta qytetare kërkon rikthimin e shtetit të së drejtës dhe se reagimet e kryeministrit tregojnë se pushteti ndodhet nën panik dhe pa rrugëdalje.
Aktivisti nëvizoi se krijimi i një ekzekutivi teknik është i realizueshëm dhe mbetet e vetmja garanci për të ecur drejt standardeve evropiane:
“Kërkojmë qeveri teknike, rënien e pushtetit të Edi Ramës. Ne duam shtet, jo pushtet. Patjetër që e shohim të mundur organizimin e qeverisë teknike. Kjo na jep forcë dhe shpresë. Ne do ecim drejt ëndrrës së madhe evropiane. Reagimet e kryeministrit janë negative sepse e sheh veten në grackë dhe nuk di nga t’ia mbajë.
Vulaj bëri me dije se rezistenca e diasporës nuk do të kufizohet vetëm në tubimet jashtë vendit, por do të zhvendoset drejtpërdrejt në Shqipëri me masa radikale reagimi nëse kërkesat e tyre vazhdojnë të injorohen.