E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktivitete në 90-vjetorin e Bibliotekës Kombëtare

Ne dhjetor te ketij viti mbushen plot 90 vjet nga themelimi i Bibliotekes Kombetare Shqiptare. Drejtori i saj Aurel Plasari ne bashkepunim me ministrine e Kultures kane zgjedhur pikerisht sallen ovale ne Bibioteken e vjeter per te startuar aktivitetet kulturore ne perkujtim te kesaj date shume te rendesishme per kulturen shqiptare.

"Eshte disa fish historike per ne kjo date, dhe per lexuesit. Ne boten e qyteteruar pervjetoret e bibliotekave quhen jo aq festa te punonjsve te bibliotekave se sa festa te lexuesve dhe perdoruesve te tyre", tha Aurel Plasari, drejtor i Bibliotekes Kombetare.

Nderkaq ministri i Kultures reflektoi ne fjalen e tij angazhimin e qeverise per zgjidhjen e problematikave qe shoqerojne Biblioteken Kombetare per me teper hapesira te reja per lexuesit. "Problemi me serioz qe ka Biblioteka Kombetare sot eshte problemi i hapesirave per librin dhe per lexuesin", u shpreh Ferdinand Xhaferi, minister i Kultures.

Por embrioni i kesaj biblioteke qe tashme rendit me qindra mijera vellime ka nisur me nje koleksion prej 6 mije vellimesh. "Ky fond fillestar qe u krijua prej tyre ishte dhe embrioni i bibliotekes kombetare qe me vendim te qeverise se kohes u krijua ne dhjetor te vitit 1920", rrefen studiuesi dhe shkrimtari Nasho Jorgaqi.

E themeluar ne vitin 1920 Biblioteka Kombetare perfaqeson institucionin e pare kulturor-shkencor te shtetit shqiptar, por ajo bazohej mbi koleksione te rralla bibliofiles si ajo e Lumo Skendos, Eqrem bej Vlores, Bushatllinjve e shume e shume te tjereve.

Mira Tuci < I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›