Përcillet në banesën e fundit shkrimtari Morava

Shkrimtari Zyhdi Morava eshte percjelle per ne banesen e fundit me homazhe ne hollin e teatrit kombetar. Morava nderroi jete pasditen e se premtes, pas një sëmundje të rëndë. Zyhdi Morava lindi në fshatin Grace të Devollit, më 14 mars 1946. Internohet prej Tiranës në fshatin Yrshek për motive politike. Për të njejtat motive dënohet në vitin 1978 me 8 vjet burg.
Dënimin e vuajti në Spaç. Pas përmbysjes së diktaturës komuniste fillon të punojë për krijimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura.Gjithashtu në këto vite ushtron profesionin e gazetarit dhe shkruan vazhdimisht në gazeten "Sindikalisti",”E vërteta” dhe “Republika”. Mbas vitit 1991 ka botuar shumë libra si në gjininë e poezise ashtu edhe të prozës.
Në morinë e veprave të tij mund të përmenden novela “Hingëllimat e shiut”, ndërsa në romanet më të njohura janë “ E zhdukura”, “Burri i të dashurës sime” e “Veçanta e një dashurie” roman i cili u vlerësua me çmimin kombëtar “Penda e Argjendë” si romani më i mirë për vitin 2005. po ate vit Zyhdi Morava u zgjodh Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artisteve, të cilën e drejtoi për gati dy vjet. Në vitin 2006 Zyhdi Morava dekorohet nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i Madh”.
Mira Tuci