E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktiviteti "Art në autobus", kundër dhunës dhe duhanpirjes

Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth kërkoi masa më te forta, te fuqishme, ndeshkimore ndaj atyre që ushtrojne dhune ne familje. Gjatë një aktiviteti për të promovuar luftën ndaj këtij fenomeni shefi i prezencës së OSBE-së tha se dhuna në familje duhet të marrë një përgjigje të fortë nga sistemi gjyqësor.

“Është një aktivitet kutimplotë që përfshin përpjekjet e shoqërisë publike dhe asaj civile, për të zgjidhur një problem social. Do të fokusohesha te dhuna në familje dhe lufta ndaj saj, ajo nuk është vetëm një problem familjar, por një problem që lidhet me të drejtat e njeriut. Mesazhi im mbi dhunën në familje është se të drejtat e njerëzve duhet respektuar kudo dhe këtu përfshihen edhe familjet shqiptare. Dhuna provokon dëmtime serioze te gratë dhe fëmijët duke dëmtuar shoqërinë, ajo është një vepër penale dhe si e tillë duhet ndëshkuar nga gjyqësori. OSBE do të jetë e angazhuar për të kontribuar në minimizimin e këtij fenomeni” u shpreh Wolfarth.

“Shqipëria si shumë vende të tjera ka probleme me drogën, alkoolin, duhanin, dhunën. Policia e Shtetit vazhdon të aplikojë modelin e përfshirjes së publikut përmes aktiviteteve sensibilizuese për rritjen e bashkëpunimit dhe gjetjen e rrugës së zgjidhjes” theksoi Hysni Burgaj.
 

Aktiviteti "Art në autobus" ka si synim sensibilizimin e qytetarëve për të zgjidhur një problem social për shoqërinë atë të dhunës në familje. Duke bërë një gërshetim të artit, dizenjos ky projekt i përbashkët i Policisë së Shtetit, OSBE-së dhe Universitetit të Arteve kanë përcjellë mesazhe të forta ndaj dhunës në familje dhe duhanpirjes. Autobusët e linjës së Tiranës së re dhe Unazës do ta përcjellin këtë mesazh cdo ditë, duke mbartur me vete citime interesante që tu kthejë vëmëndje njerëzve tek ky fenomen që shpesh shkatërron familje shqiptare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›