Nikolliç i gatshëm të takojë Jahjagën
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliç, është i gatshëm për të biseduar me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka deklaruar Jellko Kacin, raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë.
Sipas tij, Nikolliç gjatë vizitës në Bruksel ka shprehur gatishmërinë të takojë çdonjërin në Kosovë, përveç kryeministrit Hashim Thaçi.
Nikolliç ka qëndruar në Bruksel javën e kaluar, ndërsa zyrtarët e atjeshëm i kanë thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është thelbësor për Serbinë, që të fillojë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.