E Diel, 1 Nëntor 2026

Aktivizohen disa vatra në Margëlliç të Patosit/ Era favorizon përhapjen e flakëve, zjarrfikësit në terren

Vatrat e zjarrit janë riaktivizuar në zonën e Margëlliçit, në Patos.

Tetë mjete zjarrfikëse vijojnë operacionin në terren, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave aktive.

Terreni i vështirë kodrinor dhe era po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve zjarrfikëse.

Forcat në terren vijojnë punën për vënien nën kontroll të situatës dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në zona të tjera./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›