E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aktori i Al Pazar bëhet baba për herë të parë/ Zbulon emrin e veçantë të vogëlushes

Aktori i Al Pazar, i cili është pjesë edhe e programit satirik Fake Off Ersiljano Xhelollari është bërë baba për herë të parë.

Në jetë ka ardhur vajza e tij, të cilën e ka pagëzuar me emrin Ajza.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori i humorit dhe moderatori i Fake Off, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Hello world ❤️ sot u bekuam me një vajzë, Ajza erdhi !! Faleminderit Zot ????❤️❤️”, shkruan aktori krahas fotos së të voglës së tij.

Urimet nga kolegë kanë qenë të shumta. Stafi i Vizion Plus i uron jetë të gjatë vogëlushes Ajza.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›