Hap dyert spitali i ri i Laçit/ Rama: Model shembullor! Rrisim sërish rrogat e mjekëve dhe infermierëve

I rilindur pas shkatërrimit nga tërmeti, spitali i ri i Laçit ka hapur dyert këtë të hënë në shërbim të qytetarëve. Me anë të një postimi në Facebook, Rama thotë se është model shembullor i spitaleve bashkiake në vend.
I pranishën në inspektimin e spitalit, Kryeministri Edi Rama ka premtuar rritjen e rrogave për mjekët dhe infermierët.
“Me sigurinë që pasi u rritën rrogat edhe një herë për ju, do vijojmë t’i rrisim sërish përtej vështirësive që kemi, sepse është e rëndësishme që në këtë fazë kritike, të vijojmë të mbështesim. Rrogat do vazhdojnë të rriten për të gjithë ata që punojnë në sistemin shëndetësor, tha Rama.
/rtsh.al/