E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktorja Jennifer Aniston do ta bëjë dasmën në Greqi

Jennifer Aniston dhe i dashuri i saj Justin Theroux kanë planifikuar të bëjnë një dasmë në ishujt e Greqisë në fund të këtij viti. 

Ish protagonistja e famshme në serialin televiziv “Friends” thuhet se ka nisur të kërkojë vendndodhjen sa më të mirë në ishullin e Kretës, ku mund të kalojë një ndër momentet më të bukura të jetës së saj.

Aniston ka vizituar edhe Elounda Beach Hotel që ofron paketa për ceremoni martesore. 

Jennifer Aniston ka lidhje me Greqinë pasi babai i saj ka lindur atje dhe vetë aktorja ka jetuar për një vit në fëmijëri.

(a.jole/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›