Itali, trafiku me gomone zbulohen 350 kg marijuanë

ITALI-Lulëzon trafiku I drogës me anë të gomoneve nga Shqipëria drejt Italisë. Pas zbulimit të dielën në brigjet e Otrantos të mbi 500 kg marijuane sot policia italjane sekuestroi një tjetër sasi të konsiderueshme prej afro 350 kg marijuanë në brigjet e Pulias. Droga me origjinë nga Shqipëria u zbulua në afërsi të vendit të quajtur shkëmbinjtë e “Ciolos” në rajonin e Pulias. Ndërkohë në pranga janë vënë dy skafistë shqiptarë emrat e të cilëve nuk bëhen ende të ditur.
Policia sqaron se fillimisht gjeti drogën të braktisur në breg të detit. Forcat e Guardia di Financës gjatë shtrirjes së operacionit në të gjithë zonën në det dhe tokë arritën të identifikonin dhe më pas të ndalonin dy skafistët shqiptarë si dhe gomonen tashmë të braktisur me të cilën ata dyshohet se transportuan lëndën narkotike nga Shqipëria drejt brigjeve italjane.
Gjithsesi policia lokale gjatë një conference shtypi në orët në vijim do japë detaje më të qarta për këtë operacion. (ns/shqiptarja.com)
(Foto nga vendi ku u gjend droga)
(ns/shqiptarja.com)