E Diel, 1 Nëntor 2026

Aktorja e famshme rikthehet në qendër të vëmendjes, rrëfen se u drogua në bar hoteli në Çikago, rasti nën hetim

Aktorja Tara Reid, një nga figurat më të njohura të viteve ’90 dhe fillimit të 2000-s, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas denoncimit se u drogua në një bar hoteli pranë Çikagos. Reid tregoi se kishte porositur një gotë verë të bardhë dhe, pasi doli për pak minuta jashtë, u kthye dhe gjeti pijen e saj të mbuluar me një pecetë  diçka që e shqetësoi menjëherë.

Sipas saj, pak pas kësaj humbi vetëdijen dhe u zgjua në spital pa kujtuar asgjë nga momentet që pasuan. Policia e Rosemont ka konfirmuar nisjen e hetimeve, ndërsa aktorja 50-vjeçare ka shprehur gatishmërinë të ndërmarrë hapa ligjorë.

Rasti i fundit sjell sërish në pah historinë e trazuar të Reid, e cila për shumë vite ka qenë pjesë e tabloideve për jetën e saj të natës, daljet e shpeshta dhe abuzimin me alkoolin. Në vitin 2008 ajo u shtrua në një klinikë rehabilitimi, duke pranuar publikisht se kishte nevojë për ndihmë për të përballuar problemet që kishin ndikuar edhe në karrierën e saj.

@tmz????EXCLUSIVE: Tara Reid says she was at a Chicago hotel early Sunday morning, when somebody slipped a drug in her drink and she was rendered unconscious. We obtained this video, showing Tara splayed out on a stretcher as paramedics took her to a nearby hospital. STORY AT LINK IN BIO ????

♬ original sound – TMZ

Po ashtu, ndërhyrjet plastike të vitit 2006 veçanërisht një liposuksion me rezultat të pakënaqshëm, siç e ka pranuar vetë – shtuan edhe më shumë vëmendjen mediatike negative. Me kalimin e viteve kjo imazh e dëmtoi dukshëm karrierën: rolet u pakësuan, ndërsa shtypi shpesh u përqendrua te pamja dhe jeta e saj personale më shumë sesa tek puna artistike.

Reid kërkon që incidenti i fundit të trajtohet si një ngjarje me elementë të mundshëm kriminalë dhe jo thjesht si një “skandal” tjetër i saj, duke theksuar rrezikun real që përballojnë njerëzit që lëvizin vetëm. Hetimet policore vijojnë, ndërsa aktorja ka deklaruar se do të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›