E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Akullnajat e Groenlandës po shkrihen 100 herë më shpejt se sa mendohet

Akullnajat e Groenlandës po shkrihen 100 herë më shpejt se sa ishte llogaritur më parë, sipas një modeli të ri që merr parasysh ndërveprimin midis akullit dhe ujit në fjordet e ishullit.

Paraqitja e re e faktorëve të shkrirjes së akullnajave në vëzhgimet më të fundit vërehet në skajet e akullnajave në Groenland. Më parë, shkencëtarët përdorën modele të zhvilluara në Antarktidë.

Studiuesit e udhëhequr nga oqeanografia fizike Rebecca Jackson e Universitetit Rutgers kanë përdorur varka robotike për t’iu afruar këtyre shkëmbinjve të rrezikshëm akulli dhe për të bërë matje. Ata e kanë bërë këtë në akullnajën LeConte të Alaskës si dhe në Kangerlussuup Sermia të Groenlandës.

Përzierja e ujit të ftohtë nga akullnajat dhe uji i ngrohtë i detit nxit qarkullimin e oqeanit pranë akullnajave që do të thotë se shkrirja ka implikime të gjera. Shtresa e akullit të Groenlandës është gjithashtu e rëndësishme për ngritjen e nivelit të detit. Akulli i Groenlandës mban mjaft ujë për të rritur nivelin e detit deri në 6 metra. Rezultatet janë në përputhje me gjetjet e Jackson, duke treguar 100 herë më shumë shkrirje sesa parashikonin modelet e vjetra.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›