E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza: Pikat kufitare u shkaterruan me dijen e UNMIK dhe SHPK

Strukturat vendore dhe nderkombetare te sigurise kane qene ne dijeni se do te sulmohen pikat kufitare ne veri te Kosoves, pas shpalljes se pavaresise se vendit. Kete informacion e publikoi dje e perditshmja e Prishtines, "Koha Ditore". Sipas saj, "me gjithe informacionet qe i kishin marre nga sherbimet e zbulimit, UNMIK-u dhe Sherbimi Policor i Kosoves nuk ndermoren masa per te parandaluar incidentet ne keto pika kufitare, te cilat per dallim nga vija kufitare, nuk jane pergjegjesi e KFOR-it".

Burime te gazetes brenda ketyre strukturave kane pohuar se keto informacione policia e UNMIK-ut dhe SHPK-ja i kishin marre se paku dy dite perpara se te ndodhnin incidentet ne pikat kufitare. "Dy dite para se te sulmohen kufijte, kemi pasur informacionin per veprimet e serbeve. Informacionet kane qene nga burime te ndryshme dhe kredibile", kane detajuar keto burime te gazetes. Nje pohim i tille nuk eshte konfirmuar, por as eshte mohuar nga zyrtaret e UNMIK-ut dhe SHPK-se. Ata refuzojne te flasin per kete incident, duke deklaruar se ngjarja eshte ende nen hetim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›