E Shtunë, 31 Tetor 2026

Potencialet e terrorizmit ne Kosove

Departamenti smerikan i Shtetit, ne raportin per vitin 2007 mbi terrorizmin ne bote, ka theksuar se brishtesia e kufijve ne Kosove, qe kalohen lehte nga individet qe trafikojne njerez, arme dhe narkotike, pengon perpjekjet ne luften kunder terrorizmit. Raporti thekson se ne Kosove edhe me tej konsiderohen se jane te perfshira ne aktivitete te dyshimta terroriste disa organizata joqeveritare. Nderkohe, edhe kercenimi i deshmitareve eshte vleresuar si nje nga pengesat ne luften kunder terrorizmit.

Raporti ka permendur edhe pranine e AKSH-se ne Kosove, duke vene theksin te fakti se pjesetare te kesaj organizate kane vazhduar qe t'i frikesojne qytetaret e Kosoves. Autoritetet e rendit ne Kosove pranojne se brishtesia e kufijve, sidomos ne kufijte Kosove-Serbi, po ndikon ne sigurine e Kosoves.

Zedhenesi i Policise, Veton Elshani, konsideron se duke marre per baze mosfunksionimin e pikave kufitare ne veri te Kosoves, nga Serbia mund te hyje cdokush dhe me cfaredo. "Mund te them se siguria eshte mjaft e brishte, duke marre parasysh se pikerisht ne ato dy vendkalimet kufitare, ku ka mundesi te kaloje ndonje mall apo ndonje ngarkese qe nuk mund te kontrollohet nga ana jone, ne nuk kemi eksperte per ato ceshtje, nuk i kemi pajisjet ne keto pika kufitare", tha Elshani. "Ne pergjithesi, ne mundohemi qe brendaperbrenda territorit te Kosoves, ne momentin qe hyjne ngarkesa nga Serbia, t'i kontrollojme, pa marre parasysh, edhe per mallra, edhe per trafikim te qenieve njerezore ne pergjithesi, per te gjitha veprat penale qe kryhen", tha ai.

Elshani ka shtuar se sa i perket asaj qe raporti i Departamentit amerikan permend AKSH-ne, Kosova eshte nje shtet qe ka dale nga lufta dhe i rrethuar me vende qe kane qene ne konflikte. "Ne Kosove ka mundesi te shohim grupe te armatosura, duke marre parasysh se kemi pasur edhe konflikt ne Kosoven lindore apo ne Serbine jugore, ne Presheve, Medvegje e Bujanovc, mandej ne Maqedoni", vlereson Elshani. "Do te thote, ne jemi te rrethuar nga vendet qe kane kaluar neper konflikte. Mirepo, SHPK-ja, UNMK-u dhe KFOR-i jane institucionet qe mund te merren me situata te tilla dhe mund te perballen me grupe te tilla", u shpreh ai.

Ne raportin e Departamentit amerikan te Shtetit theksohet se SHPK-ja dhe njesia kunder terrorizmit e policise se UNMIK-ut jane pergjegjese per luftimin e terrorizmit, por sukseset e tyre jane te pakta, per shkak te mungeses se burimeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›