E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza: Vrasjen e djalit tim e organizoi kunata, e paguar nga PD-ja

policia-sirenaaaDy ditë përpara zgjedhjeve, Eduard Hymetllari, kryetari i PS-së në Ccërracë të Pogradecit, u vra nga xhaxhai i tij për ccështjen e vendosjes së flamujve.

Tani, dy muaj më pas, babai i Eduardit, Nekiu, akuzon se pas vrasjes qëndron jo vetëm vëllai i tij, por edhe kunata, e cila është paguar nga Partia Demokratike.

Duke folur për GSH, Nekiu thotë: Vrasja e djalit tim u bë për shkak të bindjeve politike. Vrasja u organizua nga kunata ime, e cila është paguar nga Partia Demokratike. Kjo e vërtetë duhet të zbardhet. Ajo duhet të ndëshkohet njësoj si vëllai im, që kreu krimin. Për zbardhjen e plotë policia duhet ta marrë në pyetje dhe mësojë të vërtetën e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Djali im ishte kreu i PS-së në fshat dhe ata nuk e duronin dot këtë gjë. Na kërcënonin shpesh që të hiqnim dorë nga kjo parti. Një ditë para se të ndodhte krimi, djemtë e mi janë provokuar pak para mitingut të deputetit të zonës nga vëllai dhe kunata ime. Më pas, në mbrëmje, vëllai dhe djali i tij erdhën dhe na kërcënonin se do na digjnin banesën. Në mëngjes, ata na u sulën sërish në shtëpi, me inatin e flamurit të PS që djali mbante në dorë një ditë më parë. Pasi na rrahën barbarisht me dru dhe çekanë, thirrën dhe djalin, i cili doli i zhveshur, vetëm me mbathje dhe kanatiere. Sapo djali doli, ai shkoi në banesë dhe mori çiften dhe e qëlloi djalin me saçma derri./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›