Si tentuan trafikantët shqiptarë tia hedhin qenit të antidrogës (FOTO)
Një trafikant droge nga Shqipëria është dënuar me 15 vite burg në Angli.
Sipas Daily Mail, ai tentonte që të mashtronte qenin e antidrogës, duke lyer pakot e kokainës me një krem që përdoret kundër kollës dhe të ftohtit.
Admir Doda, 37 vjeç, ishte drejtues i një bande kriminale, që mendohet se ka trafikuar të paktën 100 kilogram kokainë në Britaninë e Madhe.
Banda i fuste pakot e kokainës në çorape dhe më pas i lyente me kremin Vicks VapoRub.
Kokaina më pas shpërndahej në qytetet e bregut jugor.
Të gjithë anëtarët e kartelit janë shqiptarë të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Pas shumë hetimesh, policia britanike arriti të shkatërrojë këtë bandë kriminale, nga më të mëdhatë e kohëve të fundit.
Doda, së bashku me pesë anëtarë të bandës, janë dënuar me 57 vite burg në total.
Doda, së bashku me Aurel Marqeshin, Hysen Metën, Henri Stafhansin, Bledar Hysenlikën e Florian Koxhën kanë pranuar krimin./ep


