Akuza e radhës e PS: Familjarë të Rulit kanë marrë hidrocentral me koncesion

Tiranë, 14 shtator, NOA Cili familjar tjetër i zotit Ruli ka marrë hidrocentral me koncesion falë lidhjes së gjakut me ministrin dhe asnjë meritë tjetër?!.
Me këto fjalë ka reaguar deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas konferencës për shtyp të ministrit Ruli, ku ka dhënë argumenta për privatizimin e ish-ekspozitës "Shqipëria Sot".
Genc Ruli e kuptoi mesa duket që smund të fshihej më pas heshtjes apo zëdhënëses së çështjeve bujqësore. Por gjeti rrugën më të gabuar për tu mbrojtur: Gënjeshtrën!, tha ai.
Duke shtuar se këmbët e shkurta të gënjeshtrës së tij do dalin nesër plotësisht, përmes një prove tronditëse, ku shqiptarët do shohin sesi vihet në lëvizje shteti që të bëjnë prova e para njerëzit e pushtetit.
Por ndërkohë Genc Ruli duhet të fillojë të mendohet për pyetjen që e pret së shpejti: Cili familjar tjetër i zotit Ruli ka marrë hidrocentral me koncesion falë lidhjes së gjakut me ministrin dhe asnjë meritë tjetër?! Prifti iku, po të keqen e Priftit me çpo na del se ka bërë Genc Ruli, përfundoi Balla.
n.e/NOA