Bllokohen impiantet e paligjshme te peshkimit ne Shkoder

Shkoder 17 shtator NOA - Ministria e Mjedisit dhe strukturat e saj per mbrojtjen e pasurise natyrore kane bere te mundur bllokimin e 12 impianteve te peshkimit ne Liqenin e Shkodres dhe pergjate Lumit Buna.
Peshkataret me ane te instalimit te mjeteve fikse kishin bere te mundur qe te ndalon levizjen e peshkut duke e mbajtur me pas me rrjeta.
Aksioni i Inspektoratit te Peshkimit Rojeve Mjedisore dhe Policine e Shtetit kane zbuluar se 12 binaret e vendosur ne uje ndalonin hyrje-daljen e peshkut ne liqen me ane te rrjetave te vendosura rreth tyre.
Burime nga Ministria e Mjedisit thane per Agjencine NOA se behet fjale per qindra e qindra metra me rrjeta te cilat jane te vendosura ne kete instalime fikse te cilat jane te ndaluara me ligj.
Inspektoret kane shkaterruar 3 nga 12 instalime te konstatuara ne liqen dhe po punohet per shkaterrimin e instalimeve fikse te tjera.
Gjithashtu inspektoret jane duke punuar edhe per identifikimin e personave qe kane vendosur keto instalime fikse.
Vec kesaj metode per kapjen e peshkut ne liqenin e Shkodres jane konstatuar edhe probleme te tjera si peshkimi me dinamit kryesisht ne derdhjen e Bunes apo peshkimi me gjenerator ne liqenin e Shkodres.
Ministria e Mjedisit i ka kushtuar nje rendesi te vecante liqenit te Shkodres dhe Lumi Buna.
Burime nga kjo ministri thane per NOA se kontrolle te tilla do te vazhdojne deri ne eleminimin e plote te ketyre aktiviteteve te paligjshme.
a.k.NOA
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/30678-bllokohen-impiantet-e-paligjshme-te-peshkimit-ne-shkoder-titleBllokohen impiantet e paligjshme te peshkimit ne Shkoder theme blue nickagjencianoa