E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza per korrupsion edhe sekretarit te METE

Ministri i Ekonomise Nasip Naco ka filluar procedurat per shkarkimin e sekretarit te pergjithshem te kesaj ministrie Durim Kraja per shkelje me tenderat e koncesioneve ne vitet 2008-2009.

Ne njoftimin zyrtar te ministrise thuhet se shkarkimi i zotit Kraja eshte bere ne perputhje me ligjin per statusin e nepunesit civil pas raporteve te KLSH dhe auditit te brendshem te vitit 2008 por edhe dy raporteve te vitit 2009 ne fushen e koncesioneve ku te pakten njerin prej te cileve ka deklaruar se e kishte urdheruar ish-ministri Dritan Prifti cka mesa duket legjitimon akuzat e tij per abuzime nga ish-ministri tjeter Genc Ruli.

Durim Kraja ka qene kryetar i komisionit te vleresimit te ofertave i emeruar nga ish-ministri Genc Ruli dhe ne njoftimin per shtyp thuhet se shume koncesione te dhena gjate ketyre 5 viteve mbajne firmen e tij.

Ministria thote se auditi i brendshem do te vertetoje te gjitha procedurat e kryera deri me tani me tenderat dhe cdo shkelje e konstatuar do ti kaloje prokurorise per hetim.

Ministria e Ekonomise prej vitesh eshte nje nga institucionet me te perfolura per abuzime me tenderat sidomos ato per koncesionet ne energjitike ku nje sere shkeljesh u denoncuan edhe nga ish-ministri Dritan Prifti.

Por ajo qe bie ne sy eshte fakti se ndersa eshte vene ne shenjester per abuzime me koncesionet ministri Ruli eshte marre ne mbrojtje nga kreu i mazhorances dhe drejtues te tjere te saj ndersa zoti Kraja ka sherbyer pervecse ne kater vitet e tij edhe gjate dy ministrave te LSI-se i fundit zoti Meta.

Prandaj edhe shkarkimi i tij nga nje tjeter minister i LSI ne situaten aktuale ngjan me teper si nje sinjal per mazhorancen dhe ish-ministrat e saj ne kete dikaster se sa per prokurorine.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›