E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuza për përdhunimin e 9-vjeçares, gjykata lë në burg Anagnostin

Delvinë- I akuzuar për përdhunimin e një vajze të mitur 9-vjeçare, Panajot Anagnosti ka dalë sot përpara trupit gjykues i cili ka vendosur masën arrest me burg për të.

Ngjarja që tronditi disa ditë më parë qytetin e Delvinës, tashmë ka marrë përmasa të mëdha që pas deklarimit pro të akuzuarit të ëmës së vajzës së abuzuar në polici.

Edhe pse ka qënë ajo që e ka denoncuae përdhunimi e së bijës, Klementina, nëna e vajzës ka rrëfyer se ka mbrojtur me çdo kusht në Policinë e Sarandës, 49-vjeçarin, pavarësisht se dyshon se i ka përdhunuar vajzën.

Mësohet se ai prej 10 muajsh jetonte në banesën e gruas në fshat, së bashku me dy fëmijët e saj, të cilët i kishte nga martesa e mëparshme.

Banorët e fshatit thonë se Klementina punonte në një punishte vaji automjetësh, teksa bashkëjetuesi punonte rrallë dhe sipas tyre pjesën më të madhe të kohës e kalonte në shtëpi i dehur.

Raporti mjekësor i së miturës në Sarandë konstatoi deflorimin e saj, çka solli edhe arrestimin e Anagnostit. Teksa sot 49-vjeçari do të përballet me masën e sigurisë nga gjykata.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›