Babai i Aishe Vatës: Nuk do të hakmerrrem ndaj Shaban Norjes
Durrës- Dy javë pas vrasjes makabre të 18-vjeçares Aishe Vata në Xhafzotaj të Durrësit, në shtëpinë e saj kanë shkuar përfaqësuesit e Shoqatës së Pajtimit të Gjaqeve për të bindur babain e viktimës që të mos hakmerret me autorin e vrasjes së vajzës së tij.
Por aty kanë ndeshur me reagimin e ashpër të të atit të Aishes, i cili i ka siguruar misionarët se nuk ka ndërmend të hakëmerret me atë që i vrau vajzën.
Siç raportom ‘Panorama’ kryefamiljari Muhamet Vata është shprehur para përfaqësuesve të Shoqatës se nuk ishte e nevojshme që ata të vinin për këtë qëllim në shtëpinë e tij.
Gjithashtu përfaqësues të Shoqatës kishin menduar që të kryenin dhe homazhe te varri ku prehet prej disa ditësh Ajshja, por që familja e kësaj të fundit nuk ka lejuar të kryhet diçka e tillë, duke pohuar se janë vetëm të afërmit e viktimës ata që e kanë të drejtën për të kryer homazhe për humbjen e vajzës së tyre. Muhameti është shprehur i prerë se Aishja nuk ka nevojë për më shumë homazhe, pasi familja e saj e ka përcjellë me të gjitha nderimet.
Edhe disa ditë më parë, në një intervistë, Muhamet Vata, babai i Aishe Vatës ka deklaruar se nuk do të hakmerret me familjen e Shaban Norjas, autorit të vrasjes në mënyrë monstruoze të 18-vjeçares.
/IDEA/