E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuza për presion ndaj votuesve, Boçi: Shpifje të pista! Iu bëj thirrje qytetarëve që të votojnë masivisht

Akuza për presion ndaj votuesve, Boçi: Shpifje të pista! Iu

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi në një deklaratë për mediet, ka hedhur poshtë akuzat se po ushtronte presion votuesve në disa qendra votimi, së bashku me Flamur Nokën, në Elbasan.

Ai sqaroi praninë e tij në disa qendra votimi, duke thënë se ishte thirrur nga komisionerët pasi sipas tij kishte presion nga persona të paautorizuar. Ai iu bëri thirrje qytetarëve që të votojnë masivisht.

Boci: Ne jemi thirrur nga komisionerët tanë për shkak të trysninsë nga persona që nuk duhet të jenë atje. Ky shqetësim është shpifje, ne nuk kemi kërkuar dhe ushtruar trysni për votën.

Dilni votoni masivisht sepse fitorja është e sigurt. ndryshimin e kërkon sot i madh e i vogël. bashkë do e sjellin e bashkë do e bëjmë ndryshimin, Sot vendoset fati i qytetit dhe i fëmijëve tanë.

Dilni dhe votoni, bëhuni pjesë e ndryshimit dhe e fitores për bashkinë që do i përkasë që nga nesër të gjithë qytetarëve. PS e ka mbështetur fushatën e saj në akuza të pista.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›