E Diel, 1 Nëntor 2026

Yuri Kim mbërrin në Vlorë: Procesi i votimit është i qetë, duhet të presim dhe raportin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR

Yuri Kim mbërrin në Vlorë: Procesi i votimit është i

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, ka mbërritur në Vlorë për të vëzhguar nga afër procesin e votimit në këtë Bashki.

Diplomatja amerikane ka hyrë në njërën nga qendrat e votimit për të pyetur vëzhguesitr nëse ka patur ndonjë problem nga persona të caktuar. Kim u shpreh se në përgjithësi procesi është i qetë, por shtoi se duhet pritur dhe raporti i OSBE/ODIHR.

“Kam vizituar disa qytete. Kam qenë në Nivicë, Selenicë, këtu. Jam duke ndjekur edhe situatën në Himarë. Dhe do të jem e pranishme në shumë qytete të tjera. Natyrisht që jam një nga vëzhgueset e shumta në këto zgjedhje.

Asnjë nuk duhet të shesë votën dhe asnjë nuk duhet blejë votën. Në përgjithësi procesi është i qetë, por duhet të presim dhe vëzhguesit e tjerë dhe më e rëndësishmja të presim raportin e OSBE/ ODHIR.”, tha Yuri Kim.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›