Akuza te renda ndaj FIFA-s

Transparency International ka kerkuar nga FIFA qe te shtyje garen per percaktimin e organizatoreve te kupave te botes ne vitin 2018 dhe 2022 pas akuzave te reja per korrupsion.
Te enjten ne prani te udheheqesve boterore dhe yjeve te futbollit komiteti ekzekutiv i FIFA-s pritet te percaktoje organizatoret e ketyre dy ngjarjeve te medha.
Seleksionimi i organizatoreve te kupave te 2018 dhe 2022 duhet te shtyhet derisa te zbardhet gjithe e verteta rreth akuzave te publikuara ne media kerkoi Transparency International. Me tej ne deklaraten e kesaj organizate thuhet se akuzat kane diskretituar procesin e vendimmarrjes ne FIFA ndaj vendimi ne keto rrethana vetem do te thelloje kundertheniet.
Gazeta zvicerane Tages-Anzeiger ka raportuar se Rikardo Teiksera nga Brazili shefi i futbollit afrikan Issa Hajatou dhe kolegu i tij jugamerikan Nikolas Leoz ishin pjese e nje liste sekrete pagesash nga kompania ISMM/ISL rreth nje dekade me pare. Kompania ne fjale tashme e falimentuar ka qene partneri zyrtar i FIFA-s ne ceshtjet e marketingut.
Nje tjeter media BBC ne emisionin Panorama te transmetuar ne oret e vona te se henes akuzon te njejtet persona. BBC akuzon dhe nje tjeter zyrtar te FIFA-s Xhek Uarner nga Trinidadi se eshte perpjekur te shese ne tregun e zi biletat e Kupes se Botes.
Panorama tha se ka ne dore nje dokument ku detajohen 175 pagesa ne vlere prej 100 milione dollaresh bere mes viteve 1989-1999 nga kompania ISL. Shumica derrmuese e ketij fondi ka shkuar ne xhepat e zyrtareve te FIFA-s u tha ne emisionin Panorama.