E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barca magjike zhduk Realin

Barcelona i dha nje leksion te hidhur Realit te Madridit ne fitoren 5-0 te jashtetokesoreve katalanas nderkohe qe trajneri i Barces Pep Guardiola i tregoi homologut te tij Hoze Murinjo se ka ende per te mesuar per te kuptuar dicka nga magjia kampioneve ne fuqi te Spanjes.

Takimi nisi me shtyllen e Lionel Mesit e vazhdoi me golin e Ksavi Hernandezit pas vetem dhjete minutash loje. Tete minuta me pas Vija i shpetoi mbulimit te Serxhio Ramosit duke goditur drejt portes se Kazijasit ky i fundit nuk arriti ta bllokoje topin qe perfundoi ne kembet e Pedro Rodriguezit per te realizuar golin e dyte. Edhe pjesa e dyte vazhdoi me Barca-show.

Ne minuten e 54-t David Vija tregoi klasin e tij duke trefishuar rezultatin ndersa kater minuta me pas realizoi dopjeten e tij pas nje pasimi te gjate perfekt te Lionel Mesit qe nga ana a tij tregoi se eshte ai lojtari me i mire ne bote dhe jo Kristiano Ronaldo teresisht ne hije ashtu sic zhgenjeu dhe shpresa e madhe e Hoze Murinjos gjermani Mesut Ozil.

Tallja katalanase ishte kaq e madhe sa golin e peste e shenoi zevendesuesi Xhefren ne minuten e 90-te nderkohe qe minuta e 92-te rezervoi kartonin e kuq per Serxhio Ramosi per nje faull te shemtuar ndaj Lionel Mesit.

Perfundimisht Barcelona fitoi takimin e peste radhazi me Realin e Madridit qe tashme duhet ti leshoje vendin e pare katalansve pas 90 minutave me te ndjekura ne planet.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene 29 Nentor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›