Akuzat/ Argita Berisha: Padi në gjykatë ndaj shpifjeve të opozitës
Të tjera rreth shkrimit PS: Paguhet 280 mijë lekë në orë PD:Rama të sqarojë pasurinë e Lindës PS: Argita shfrytëzon postin e babait PS: Fëmijët e Berishës baltë mbi ne për të ruajtur pushtetin Balla: Shkëlzeni shantazh PS-së me gjykatën e kontrolluar nga babi Familjarët e Berishës janë miliarderë Dhëndri i Berishës padit deputetin Balla Balla: Berisha më kërcënon familjen por unë do të flas Balla: Argita, mësuesja më e paguar në Europë Fëmijët e Berishës: Pasuria jonë është e ligjshme Balla: Shkëlzeni fitoi 310 mijë euro në vit
TIRANE - Sot kam depozituar padi në gjykatë për shpifjet tuaja të përditshme. Ky është reagimi i vajzës së kryeministrit, Argita Berisha ndaj liderit të opozitës Edi Rama. Reagim që vjen pasi deputeti Balla deklaroi sot se për një orë pune si avokate Argita Berisha paguhet 280 mijë lekë në orë.
Argita Berisha i konsideron qesharake akuza e Ramës, të cilat sipas vajzës së kryeministrit rrotullohen në të gjithë trajtat gjuhësore, veçse për të dëshmuar moton e tij “shpif, shpif se diçka mbetet”.
“Sot çirresh për tarifat e një aktiviteti privat, njëlloj si 7 vjet më parë bërtisje për rrogën time nga organizata e OKB. Të kujtoj gjithashtu se shqiptarët e dinë mirë se as rroga në OKB dhe as tarifat private, nuk janë hua 100 milionëshe pa interes dhe as pallate në Tiranë”, bëhet e ditur në njoftimin për shtyp i cili mban firmën e vajzës së kryeministrit.
Argita Berisha e mbyll deklaratën e saj duke theksuar: “Shqiptarët presin z,Rama që të bësh transparencën e 100 milionëve të huasë pa interes të gruas tënde, që bashkëshortja jote Linda Basha, i ka deklaruar në ILDKP pa lëvizje në llogari bankare. Por mesa duket, përgjigja dashka shumë kohë për t'u gatuar!”
(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)