Akuzat Brace- VokshiProkuroria "mësyn"ministrinë e bashkinë
TIRANE- Të paktën 20 shkresa të firmosura nga dy prokurorët e Njësisë, Ardian Braho e Valentin Preçi, u janë dorëzuar dje institucioneve të ndryshme, duke u kërkuar vënien në dispozicion të dosjeve, apo dokumenteve që hedhin dritë mbi të vërtetën e akuzave publike të bëra nga të dy krahët e politikës, njëri në drejtim të deputetes së PD-së Vokshi, dhe kreut të opozitës Rama.
"Gazeta Shqiptare" shkruan sot se Dy janë linjat që po heton njësia e specializuar Task-Force lidhur me akuzat e rënda të hedhura nga opozita ndaj deputetes së PD-së Albana Vokshi, për fshehje pasurie, si dhe anasjelltas nga kjo e fundit në drejtim të kryesocialistit Edi Rama, për korrupsion me lejet e ndërtimit.
Dje hetuesit i kanë kërkuar zyrtarisht ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës drejtuar nga Dritan Prifti, t'u vërë në dispozicion të gjithë dokumentacionin për procedurat e tenderimit dhe mënyrën e dhënies së koncesioneve të HEC-eve, që sipas opozitës i kanë fituar kompanitë e Arian Tartarit, personit që bashkëjeton me deputeten Vokshi.
Në të njëjtën kohë, zyrtarisht hetuesit kanë kërkuar nga Bashkia e Tiranes dosjet dhe praktikat për lejet e ndërtimit për projektin në parkun e liqenit, për të cilin është akuzuar rëndë kreu i opozitës Rama, se ka përfituar përmes shtetasit Dritan Avllaj, i njohur si Tan Lepuri një shumë prej 20 për qind të vlerës.
Shkresat zyrtare të firmosura nga drejtuesi i prokurorisë kanë mbërritur dhe në ministri të tjera të linjës, Hipotekë, ILDKP, etj. Me marrjen ne dorezim te dokumentancioneve ne prokurori pritet te thirret Arian Tartari , deshmia e te cilit shihet me mjaft interes për hetimet.Por listës së personave që do të përballen me hetuesit nuk do ti mungoje as Mimoza Vokshi, motra e deputetet Albana Vokshi, si dhe biznesmeni Dritan Avllaj .
(s.g/BalkanWeb)