Heqja e vizave në tetor, kërcejnë nga belaja mediat e Edvinit

Faqe të tëra dhe kronika të hapura me tituj që flasin se liberalizimi i vizave nuk është gjë tjetër veçse një fletë gjobe, në rast të shkeljes së rregullores së “Schengenit” janë publikuar dje me urdhër nga të gjitha fletushkat e kontrolluara nga kryesocialisti
Mediat e kontrolluara nga Edi Rama hodhën dje vallen e qejfit me argumentin se edhe pse do liberalizohen vizat, përsëri shqiptarët s’do kenë mundësi të udhëtojnë vetëm me një vizë “Schengen”. Lajm ky, tërësisht i pavërtetë dhe që përbën një fenomen në rritje të mitomanisë socialiste dhe nihilizmit të pakonceptueshëm të tyre, ndaj kësaj arritje historike të partisë në pushtet dhe shqiptarëve në tërësi. Progresin e shënuar dhe angazhimin serioz të institucioneve shtetërore, për të përmbushur një prej detyrimeve ndaj qytetarëve shqiptarë, s’mund ta nxijë kurrsesi ecejakja absurde e klikës moniste në ngrehinën ylberiste. është fakt i pamohueshëm që zona “Schengen” ka një rregullore korrekte lidhur me respektimin e afateve të qëndrimit në vendet e Bashkimit Evropian, por që tashmë kjo është një çështje thuajse e kryer, nëse marrin në shqyrtim spotet e ministrisë së Jashtme dhe të Integrimit, për ndërgjegjësimin e qytetarëve lidhur me lëvizjen e lirë në vendet e Bashkimit Evropian. Heqja e vizave është tashmë një fakt i kryer dhe s’ka mëdyshje që brenda vjeshtës së këtij viti, lëvizja e lirë e qytetarëve shqipatrë do të bëhet fakt i kryer. Sado që mediat e kontrolluara nga Rama të kacavirren, për të penguar këtë arritje historike të shqiptarëve, përsëri do mbeten në klasë në përpjekjen e tyre të turpshme për të krijuar një imazh të zi të shqiptarëve në sy të Brukselit.