E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat PS-PD ne Parlament

Pas kryetarit Rama ministrja e Integrimit Majlinda Bregu do te padise nje eksponent tjeter te socialisteve deputetin Taulant Balla. Replika mes tyre ne Parlament gjate diskutimit te disa marreveshjeve te bashkepunimit nderkufitar ka perfunduar ne akuza te ndersjellta dhe me pas ne shtimin e listes te se paditurve per shpifje nga ministrja.

A perfshihet dhe rajoni i Pulias ne kete kuader bashkepunimi qe synohet te realizohet permes ketij projekti te BE tha Taulat Balla deputet i PS. Ne je kaq injorant sa nuk e dije qe ka det Adriatik po te fal ne ke ndonje gje tjeter me pas mund ta sqarojme dhe here tjeter u shpreh Majlinda Bregu ministre e Integrimit.

Shiko ti zonja ministre se une nuk kam nevoje per takime vec me ty. Nese te djeg ndonje mize ne kesul ben mire ti sqarosh qytetaret shqiptare per te gjithe ato skandalet e turpshme qe lidhen me ty dhe familjen tende per ato lidhje te temerrshme kriminale te cilat po shqetesojne partneret tane europiane. Ndoshta paska ardhur momenti qe ky bashkepunim nderrajonal te vazhdoje dhe ne fushen e krimit te organizuar replikoi Balla. Zoti Balla do te shtoje padi penale dhe per ty ne Prokurorine e Tiranes vijoi Bregu.

Akuzave ne adrese se familjareve te tij i eshte pergjigjur dhe deputeti Fatmir Xhafa. I cili nga foltorja e parlamentit i ka leshuar nje sfide kryeministrit. Vellai im i vogel rreth 10 vjet me pare atehere kur ishte rreth te 20-tave ende adoleshent emigrant ka pasur nje histori fatkeqe me ligjin. E sfidoj sot publikisht Sali Berishen tashme ne pushtet qe ne rast se gjen qofte dhe nje firme te tille une dorezoj mandatin e deputetit dhe largohem perfundimisht nga politika. Per kete mbaj une pergjegjesi politike dhe jam i gatshem te perballem me cilindo. Ne te kundert Sali Berisha te pranoje nje genjeshter me shume ne biografine e tij prej mashtruesi publik ordiner tha Xhafa. Akuzat dhe kunder akuzat jane bere prej disa muajsh pjese e politikes se Tiranes.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›