E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend replika per hetimin e zgjedhjeve

Ne mungese te kryeministrit Berisha kreu i grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci ka replikuar me numrin dy te qeverise Ilir Meta. Kreu i LSI-se i ka ofruar socialisteve firmen e tij per te cuar kutite ne Gjykaten Kushtetuesee me pas ne Venecia. Por socialistet kane refuzuar oferten e kreut te LSI-se duke i kerkuar voten dhe jo firmen.

Dhe meqenese opozita eshte kaq e bindur se rezultati eshte i deformuar dhe asaj i takon pushteti atehere kjo eshte e vetmja opozite ne bote qe nuk do te marr pushtetin. Nuk ka pse ti lodhe simpatizantet e saj me mitingje tere kohen po ne menyren me institucionale me demorkatike e merr pushtetin pikerisht ne kete salle. Duhen vetem 28 firma ja tani per 28 sekonda ne i mbledhim 28 firma. Gjykata Kushtetuese ju e dini shume mire se sa here ka rrezuar vendime te qeverise. Ju duhen firmat tona kur te deshironi i keni per te cuar kerkesen tuaj ne Gjykaten Kushtetuese tha Ilir Meta.

Nese do te jesh koherent dhe te besh fair play si une ne 2005 atehere jep voten per ngritjen e komisionit hetimor sic ta kam dhene une per ngritjen e komisionit hetimor ne 2005. Nese vertete beson tek ajo qe the deklaro voten pro ngritjes se komisionit hetimor keshtu do te ishe vertete ky qe je tha Gramoz Ruci.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›