Akuzat Prifti thirret ne prokurori
Tirane- Ish-ministri i Energjetikes Dritan Prifti do te jape shpjegime ne Prokurorine e Pergjithshme ne lidhje me kontrabanden e naftes. Lajmi eshte bere i ditur nga organi qendror i akuzes. Mesohet se hetimet ne lidhje me kete ceshtje kane nisur nga faktet e publikuara ditet e fundit ne media lidhur me kontrabanden ne fushen e hidrokarbureve. Per kete arsye Prokuroria e Tiranes pikerisht njesia Task-Force kunder krimit ekonomik dhe korrupsionit ka bere regjistrimin e procedimit penal Nr 4155 per shperdorim detyre dhe kontrabandes vepra keto penale te parashikuara nga nenet 248 dhe 174. Mesohet se nje nder veprimet e para hetimore te njesise Task-Force eshte thirrja ne Prokurori e deputetit Dritan Prifti per te dhene shpjegime ne cilesine e personit qe ka dijeni per rrethanat e ceshtjes se hetimit. Organi qendror i akuzes sqaron se prokuroria eshte gjithmone e vemendshme ndaj akuzave per korrupsion apo per shperdorim detyre te cilat publikohen ne media si dhe nga qytetare te thjeshte apo te veshur me pushtet politik. Dritan Prifti u largua nga METE me 14 shtator te ketij viti duke e akuzuar kreun e LSI-se Ilir Meten se i kishte kercenuar familjen. Pas shkarkimit nga detyra nisen edhe akuzat e ashpra ne media mes dy paleve. Prifti permendi rastin e arrestimit te Eduart Belgut. Ai u arrestua per nje aktivitet te tijin privat te vitit 2005. Une kam bindje te plote qe goditja e tij ishte nje paralajmerim per mua nga segmente te caktuara te qeverise dhe te shtetit. Ai u arrestua padrejtesisht per nje ceshtje te vjeter qe prokuroria me turp pas nje muaji e mbylli dhe e deklaroi ate te pafajshem. Nga analiza ime kam evidentuar nje person ne kete mes qe quhet Agron Kulici qe sot eshte nendrejtor i pergjithshem i Policise se Shtetit. Une ne momente te caktuara kam informuar edhe kryeministrin per kontrabanden e naftes ne te cilen jane perfshire edhe policia e doganat. Beheshin dokumente eksporti false dhe ajo shitej ne tregun shqiptar. Kryeministri i ka dhene porosi ministrit te Financave por edhe sot nuk ka asnje rezultat deklaroi Dritan Prifti gjate nje interviste ne media. Keto deklarata kane cuar deri ne nisjen e hetimeve per te zbardhur te verteten e ketyre akuzave.
Cilesia
Dritan Prifti do te pyetet nga Prokuroria e Tiranes pikerisht nga njesia Task-Force ne cilesine e personit qe ka dijeni per rrethanat e ceshtjes nen hetim. Priftit do ti duhet te jape deklarimeve te mbeshtetura ne fakte dhe prova qe ti sherbejne hetimit.
Dosja
Dosja per te cilen nisen edhe hetimet ne lidhje me kontrabanden e naftes mban procedimit penal Nr 4155 me akuze shperdorim detyre dhe kontrabande vepra keto te parashikuara nga nenet 248 dhe 174.
Neni 248
Shperdorimi i detyres
Kryerja ose mos kryeja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve ne kundershtim me ligjin qe perben mospermbushje te rregullt te detyres nga personi qe ushtron funksione publike kur i kane sjelle atij ose personave te tjere perfitime materiale ose jomateriale te padrejta a kane demtuar interesat e ligjshme te shtetit te shtetasve dhe te personave te tjere juridike nese nuk perben veper tjeter penale denohet me burim nga 6 muaj deri ne 5 vjet dhe me gjobe nga 300 000 - 1 000 000 leke.
Neni 174
Kontrabanda me mallra te tjera
Importimi eksportimi apo tranzitimi i mallrave nepermjet kalimit jashte pikave doganore fshehjes se plote apo te pjesshem mosdeklarimit te sakte ne dogane deklarimit te rreme per natyren llojin cilesine cmimin destinacionin e mallit apo te tjera forma qe kane per qellim shmangien nga detyrimet doganore denohen me gjobe ose burgim gjer ne pese vjet.