E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-PS sherri per trafikun dhe drogen zbret ne Kuvend Rozeta Rapushi

Shperthejne ne Kuvend akuzat dhe kunder-akuzat e deputeteve qe gjate ketyre diteve nuk jane kursyer as jashte tij. Ne diskutimet jashte rendit te dites ligjvenesit replikuan ashper dhe akuzuan njeri tjetrin per korrupsion vjedhje kontrabande dhe lidhje me mafien. Sherri shpertheu kur deputeti socialist Taulant Balla akuzoi ashper nje nga nje ministrat e kabinetit qeveritar se duhet te japin doreheqjen per korrupsion. Pse nuk i shkarkon Sali Berisha ministrat e korruptuar sepse po ra nje bien te gjithe si dominote. Por duke i marre me radhe ti Genci te ikesh se ke bere kerdine me licenca e privatizime. Por dhe se ke dhene mijera euro fond per mbjelljen e ullirit ne Kukes. Ilir Meta pse kerkove me cdo kusht Ministrine e Ekonomise sepse u shqetesove per kontrabanden qe denoncoi Prifti Basha po i shmanget drejtesise per 230 milione euro dhe per Agron Kuliqin nuk mund ta hetoje kunati tha Balla. Akuzat e tij shkaktuan reagimin e menjehershem te ministrave ne salle. Jam dakord qe te hetohet Agron Kuliqi por ama bashke me te te hetohet edhe Edi Rama per perdorim te droges ne zyre qe e akuzoi Prifti. Kur thoni se qeveria nuk iken se eshte ngjitur si bleta pas mjaltit ju jeni miza ne .. replikoi ministri i Transporteve Sokol Olldashi. Ndersa ministri i Bujqesise Genc Ruli kerkeses se Balles per doreheqje iu pergjigj se ai eshte bere per loje. Sa ke ti moshe une kam pervoje dhe kam treguar se kam dhene doreheqjen ne kohe me te veshtira se kjo reagoi Ruli. Ne kete situate nderhyri edhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli per te cilen Balla tha se dhe ajo duhet te largohet por per arsye te cilat nuk i tha ne salle. Ky djale flet keshtu sepse eshte i trishtuar i merzitur qe u hoqen vizat. Se ta dini ju ky djale nje dite para se te jepej vendimi nga PE shkonte dere me dere qe vizat te mos hiqeshin. Ne more zoterinj arritem deri ketu sepse luftuam Aldo Baren qe ju e kishit mik benit biznes me te e te tjera si keto replikoi Topalli. Po keshtu edhe ministri i Turizmi dhe Kultures Xhaferraj iu kunderpergjigj Balles. Mos bej lojera qe nuk i kupton sepse Sali Berisha ua ka lene dopio gjashten ne dore ju te gjitheve tha ai. Ne keto debate edhe deputeti socialist Sajmir Tahiri akuzoi ministrat se kane probleme me drejtesine. Ju te gjithe dorezoni mandatet dhe shkoni ne Prokurori. Basha te hetohesh per vjedhjet ne rrugen Durres-Kukes Mediu per Gerdecin edhe ju Topalli per te tjera arsye vijoi Tahiri. Por sipas ministrit Olldashi eshte opozita ajo qe mbetet vetem ne kuader te akuzave sepse nuk pranon prej vitesh heqjen e imunitetit. Ju hezitoni te votoni heqjen e imunitetit. Shkoj une ne prokurori po beni kerkese ju me pare. Se te them edhe une ty qe shko ne prokurori per arsyen pse ke shkuar ne spitalin e Torinos kur ishe student tha Olldashi. Me radhe te gjithe deputetet demokrate hodhen poshte si te pa baza akuzat e opozites per korrupsion.

Topalli-Ylli debate ne Kuvend per drogen ne shkolla e bashki
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tha dje se ata kryetare bashkie qe marrin droge jane per tu hedhur. Ne replike me deputetin socialist Fidel Ylli i cili denoncoi se ka mesues qe marrin droge ne shkolla e nuk kane diplome kryetarja permendi edhe kreret e bashkise. Eshte serioze nese nje person qofte ky mesues apo kryetar bashkie te marre droge. Thuajeni emrin sillni dokumente e te nisin hetimet. Njerezit qe marrin droge ne shkolla apo kryetar bashkie jane per tu hedhur-tha Topalli duke ironizuar keshtu per kryetarin e bashkise se Tiranes Edi Rama te cilin ish-ministri Prifti e akuzoi per perdorim te droges ne tavolinen e punes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›