Akuzat dhe karriera politike e Lulzim Bashës
4 shtetas u vranë dhe dhjetra të tjerë u plagosën dhe u dhunuan kur Garda e Republikës dhe policia e shtetit në 21 janar 2011 gjatë një proteste antiqeveritare të thirrur nga opozita para selisë së kryeministrisë. Lulzim Basha ishte ministër i brendshëm. Sipas hierarkisë, urdhërin për të qëlluar e japin shefi i qeverisë, ministri i brendëshëm dhe/ose komandanti i Gardës.
Ministër i Paktit Detar
355 km katror det iu dhanë Greqisë, në 28 prill 2009, dy maj para zgjedhjeve parlamentare, pas paktit detar të nënshkruar mes qeverive të dy vendeve. Në prani të kryeministrave Berisha dhe Karamanlis, ministriat e jashtëm Basha e Bakojanis firmosën marrëveshjen në Tiranë me Greqinë. Në 26 janar 2010, Gjykata Kushtetuese, e deklaroi të papajtueshme me Kushtetutën këtë projekt- marrëveshje
Ministër i Durrës-Kukës
1 miliardë e 27 milionë euro, ose 73% më shumë se sa vlera fillestare, i ka kushtuar Shqipërisë deri tani rruga Durrës-Kukës, kontrata e të cilës u firmos kur ministër i MPPTT-së ishte Lulzim Basha. Sipas raportit të KLSH-së, dëmi abuzim i pastër korruptiv në këtë rrugë llogaritet në 220 milionë euro. Prokuroria kërkoi imunitetin e L.Bashës, por Gjykata nuk e gjykoi akuzën dhe e mbylli dosjen për procedurë, tejkalim afatesh hetimi.
Familja, shtetas holandezë
7 vite më parë, në 19 janar 2007, me dekret të ish-presidentit të Shqipërisë, Alfred Moisiu, Aurela Xhaferr Isufi, gruaja e Lulzim Bashës, la shtetësinë shqiptare për të mbajtur vetëm atë holandeze. Nuk e ka rimarrë
Shtetësinë edhe pse ligji holandez lejon rimarrjen. Edhe vajza e tyre e lindur në vitin 2006, ka shtetësinë holandeze, por jo atë shqiptare.
Dyshimet për pasuritë
Ish-kamarier në Rinas, Lulzim Basha ka një të kaluar të paqartë ndërkohë që ka shënuar pasuri dhe shuma të mëdha parash në deklarimin e parë të pasurisë si ministër. Prindërit e bashkëshortes së Lulzim Bashës ishin në stafin e ngushtë të kompanisë piramidale VEFA, e cila ka dërguar në bankat e huaja qindra milionë dollarë të mbledhura nga shqiptarët e mashtruar në 97.
Deklarim i rremë pasurie
Basha ka një numër të pazakontë pasaportash dhe një histori ngatërese të pashpjegueshme me dokumentat e një prej shtëpive të tij në Holandë. Ai ka shkelur ligjin e deklarimit të pasurive duke e deklaruar të shitur këtë shtëpi në deklaratën e pasurisë për vitin 2007, ndërkohë që shtëpia sipas kontratave është shitur në vitin 2008. ILDKP i është shmangur deri tani kësaj pike
Errësira mbi Kosovën
Antropologu Jose P.Baraybar, që ka punuar për UNMIK-un në Kosovë, në një intervistë për gazetën zvicerane Le Temps në dhjetor 2010 deklaroi se, ishte futur pa mandat ligjor në Shqipëri për të hetuar sipas tij krimet e UÇK-së dhe ishte shoqëruar nga një përkthyes që më vonë u bë ministër në Shqipëri, Lulzim Basha. Basha mohoi intervistën, por dëshmitë e mëvonshme provuan se gënjeu
