Akuzat e Berishës/ Rama: Udhëtimet e mia kanë kushtuar më pak se gjysma e shpifarakut më të ulët në historinë e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish tek akuzat e Sali Berishës, ku ky i fundit e akuzon se ka kryer 127 udhëtime me charter duke i kushtuar shqipëtarëve 19 milionë euro. Në një postim në Twitter, Rama ka publikuar shifra të shpenzimeve mesatare të tij dhe Berishën, në vitet kur dhe ky i fundit ishte kryeministër.
Rama thekson se udhëtimet e u kanë kushtuar taksapaguesve mesatarisht më pak se gjysma e shpifarakut më të ulët në historinë e Shqipërisë, drejtuar Berishës kur fatkeqësisht ishte kryeministër.
“Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun! Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë
2012 226.893Lek të reja
2020 193.331Lek të reja
Pra në 2 vite e 9 muaj të përdorimit të avionin promocional Albania me një marrëveshje të favorshme me Air Albanian, udhëtimet e mia u kanë kushtuar taksapaguesve mesatarisht më pak se gjysma e shpifarakut më të ulët në historinë e Shqipërisë, kur fatkeqësisht ishte kryeministër”, shkruan Rama.
Pas publikimit të disa dokumenteve nga sistemi TIMS nga hackerat iranian “Homeland Justice” të udhëtimeve të kryeministrit Edi Rama, Sali Berisha i ka shfrytëzuar për të hedhur akuza dhe ‘bërë llogari’ se sa i kanë kushtuar shqiptarëve. Sipas Berishës, kryeministri ka krye 127 udhëtime me charter që kushtojnë 19 milionë euro.
/rtsh.al/