Akuzat e Krasniqit jane te karakterit elektoral

Kryeministri ne largim Hashim Thaci e ka quajtur akuze qesharake tendencioze dhe te karakterit elektoral padine e ngritur nga ana e Florin Krasniqit ndaj tij.
Dua te them se jane akuza qesharake tendencioze te karakterit elektoral. Do te duhej ata njerez ti kerkonin ndjese qytetareve per tentimin e tyre per te inkriminuar fushaten elektorale. Une do te vazhdoj te prezantoj popullin dhe vizionin tim per te ardhmen 4-vjecare te shtetit te Kosoves per ta integruar ne NATO dhe Bashkimin Evropian eshte shprehur Thaci ne Rahovec ku te dielen mbahen zgjedhjet per kryetar te Komunes.
Florin Krasniqi nga Levizja Vetevendosje ka cuar te merkuren ne Gjykaten Komunale te Prishtines nje padi kunder kryetarit te Partise Demokratike te Kosoves Hashim Thaci pas akuzave qe Thaci ka bere kunder tij dhe familjes se tij. Krasniqi i referohet nje komunikate te leshuar nga Partia Demokratike e Kosoves me 5 nentor te cilen e quan shpifje njoftojne mediat ne Prishtine.