E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE ndihme Irlandes per deficitin

Bashkimi Evropian eshte gati ti vije ne ndihme Irlandes per te perballur problemet ne sistemin financiar e bankar. Gjate nje takimi ne Bruksel ministrat e financave te shteteve te euros nuk moren ndonje vendim por i premtuan Irlandes solidaritetin e tyre. Nese do te jete e nevojshme do te veprohet me vendosmeri dhe ne menyre te koordinuar per te siguruar sistemin financiar te eurozones thuhet ne deklaraten e perbashket.

Presidenti i Keshillit te BE-se Herman Van Rompuy kerkoi nje bashkepunim me te mire te shteteve te euros. Viti i pare i marreveshjes se Lisbones eshte shenjuar qarte nga kriza ne eurozone. Nuk ishte nje periudhe vizionesh por nje periudhe mbijetese. Kjo nuk ka marre fund ende e megjithate 2010 nuk eshte nje vit krize. Perkundrazi ne kemi deshmuar se dime ta menaxhojme krizen dhe po dalim prej saj me te forte deklaroi Rompuy.

Autoritetet irlandeze jane te vendosura te bashkepunojne me Komisionin Banken Qendrore Europiane dhe me Fondin Monetar Nderkombetar per te percaktuar menyren me te pershtatshme te ndihmes se nevojshme per kapercimin e rreziqeve ne tregje vecanerisht atyre ne sektorin e trazuar bankar. Ky hap mund te konsiderohet si intensifikim i pergatitjeve per nje program te mundshem ne rast se ai kerkohet dhe mendohet se eshte i nevojshem tha komisioneri Rehn.

Kryeministri i Irlandes Brian Cowen ka kembengulur se vendi i tij po kerkon rruget per daljen vete nga kriza.
Ekonomite e Irlandes dhe Portugalise perballen me krize te rende besimi dhe kosto ndeshkuese per daljen nga borxhet gje qe mund ti detyroje qeverite perkatese te kerkojne paketa ndihmash financiare. Zyrtare nga Bashkimi Europian Banka Qendore Europiane dhe FMN-ja vizitojne kete jave Dublinin per te pare se cfare ndihme konkrete mund te ofrojne. Azhornuar se fundi e merkure 17 nentor 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›