E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Akuzat e Metës ndaj kreut të SPAK/ Kim takon Krajën: SHBA do mbështesë fuqimisht reformën në drejtësi

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka pritur në një takim kreun e SPAK, Arben Krajën, pas vizitës që ky i fundit dhe një grup hetuesish të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), zhvilluan në Uashington ku zhvilluan një sërë takimesh me zyrtarë të lartë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kim ka shprehur mbështetjen e SHBA në punën e SPAK dhe institucioneve të reformës në drejtësi.

Takimi i Kim me Krajën ka ardhur fill pas kërkesës që ky i fundit i bëri KQZ për formularin e vetëdeklarimit të Ilir Metës “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Pas kërkesës së Krajës, reagoi dhe Meta i cili e akuzonte kreun e SPAK se ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve.

“Kënaqësi për të mirëpritur sërish shefin e SPAK-ut Arben Kraja pas vizitës së tij zyrtare në Uashington, e cila forcon më tej bashkëpunimin 🇺🇸🇦🇱 në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. 🇺🇸 do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm punën e SPAK dhe institucioneve të tjera të reformës në drejtësi”, shkruan Kim në rrjetin social Twitter.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›