Akuzat e PS-se Policia e Shtetit Kuliqi vazhdon punen me pergjegjesi
TIRAN- Policia e Shtetit i ka quajtur te paverteta akuzat qe Deputeti i PS-se Taulant Balla ringriti sot pas rrefimit te ish-Ministrit te Ekonomise Ditan Prifti. Nepermjet zedheneses Klejda Plangarica Policia e Shtetit tha se akuzat ndaj Agron Kuliqit jane te paverteta dhe se ai vazhdon me pergjegjesi detyren e tij. Akuzat e PS-se jane presione te papranueshme tha Plangarica
Me heret gjate dites deputeti i PS-se Taulnat Balla kerkoi nderhyrjen e Prokurorise dhe nisjen e hetimeve pas denoncimit publik te ish ministrit te METE-s Dritan Priftit sipas te cilit policia ka ne dore kontrabanden e naftes.
Kryeministri dhe zevendes/Kryeministri duhet te hedhin urgjentisht drite dhe te sqarojne lidhjet e tyre me akuzimet e Dritan Priftit ndaj Agron Kulicit ish bodyguard i Sali Berishes dhe sot zevendes Drejtor i Pergjithshem i Policise se shtetit i cili sipas rrefimit te ish ministrit drejton nje rrjet kriminal kontrabande nafte- thuhet ne deklarate
Balla reagoi menjehere pas kunderpergjigjes se Metes ndaj Priftit.
Meta eshte nje njeri i paqendrueshem. Eshte e qarte se koalicioni mes Berishes dhe Metes eshte nje koalicion pazaresh i korruptuar i falimentuar qe po shkaterron ekonomine e vendit po varferon shqiptaret dhe po grabit cdo pasuri publike ne kete vend tha Balla.
Sipas tij qeveria duhet te jape pergjigje per akuzat e bere lidhur me kontrabanden pasi i detyrohet shqiptareve te cilet duan te dine se kush i qeveris.