E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj le drejtim e G99-es sot ben kalimin tek PS

Pritjet per bashkimin e kryetarit te G99-es Erion Veliaj me Partine Socialiste marrin fund. Diten e sotme kreu i G99-es do te beje publike per mediat largimin nga partia qe ai drejton. Mesohet se partia do te vijoje punen e saj dhe nuk do te shkrihet. Ndersa Veliaj do te filloje bashkepunimin e tij me Partine Socialiste.
Por per te marre mandatin perfundimtar Veliaj do te prese asamblene e socialisteve. Paraprakisht atij do ti caktohet detyra per tu marre me koordinimin e opozites dhe zhvillimin e konsultimeve te ndryshme me ta. Ne kete menyre kreu i G99-es do te jete nje nderlidhes midis partive opozitare dhe selise roze.
Por detajet mbi organizimin e ri te opozites qe po behet ne prag te nisjes se protestave dhe zgjedhjeve te ardhshme vendore do te behen te ditura ne ditet ne vijim. Burime opozitare bejne te ditur se me levizjen e re ne kampin opozitar eshte hedhur ideja se krijimi i zyres se perbashket te opozites te mund te behet ne ambientet e G99-es. Megjithekete ende nuk ka nje vendim zyrtar se ku do te jete selia e perbashket e partive opozitare.

Selia e perbashket eshte nje projekt i hedhur prej kohesh nga opozita. Me afrimin e zgjedhjeve te ardhshme vendore dhe me situaten e krizes politike qe nuk po gjen zgjidhjen partite opozitare do te bashkepunojne edhe me shume per tu koordinuar se bashku. Duke pare nevojen e nje bashkepunimi me te madh dhe takimeve me te shpeshta krere te opozites kane propozuar qe te kete nje zyre ne te cilen te takohen dhe te jete ne nje vend neutral. Ky propozim eshte arsyetuar me mendimin qe tashme kreret e partive kane shume gjera per te diskutuar dhe mbledhja e tyre ne kete zyre do te menjanonte takimet neper ambientet publike. Lidhur me kete projekt kreret e opozites jane shprehur parimisht dakord por qe kurrsesi nuk do te nderhyhet ne identitetin politik te partive perkatese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›